Kërkoi shpalljen e pavlefshme të kontrolleve të SPAK dhe sekuestrimin e mjeteve të punës/ Gazetari Elton Qyno fiton në Kushtetuese

Shqipëria

Kërkoi shpalljen e pavlefshme të kontrolleve të SPAK dhe sekuestrimin e mjeteve të punës/ Gazetari Elton Qyno fiton në Kushtetuese

Më: 22 prill 2025 Në ora: 20:28
Elton Qyno

Gjykata Kushtetuese dha vendim për gazetarin Elton Qyno mbi kërkesën e tij për shpalljen e pavlefshme të kontrolleve të SPAK në banesën dhe zyrën e tij dhe sekuestrimin e mjeteve të punës.

Gjykata Kushtetuese arriti në përfundimin se e drejta e gazetarit për të ruajtur burimin është një nga garancitë kushtetuese .

Gjykata arriti në përfundimin se kontrollet kanë ndërhyrë në lirinë e shprehjes.

Gjykatat e zakonshme nuk kanë arsyetuar se përse u përdorën mjete të tjera për të zbuluar burimin.

Gjykata Kushtetuese vendosi shfuqizimin e vendimeve të gjykatave më të ulëta.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha kryetarja e Gjykatës Jushtetuese Holta Zaçaj në konferencën për mediat dha detaje të vendimmarrjes.

Ajo tha se është pranim i pjesshëm i kërkesave të gazetarit, ku theksohet se sekuestrimi është i paligjshëm.

Në lidhje me kontrollin, ajo tha se nuk është ezauruar ende, sepse sipas ende nuk është bërë objekt shqyrtimi, sepse avokati i gazetarit ka thënë që ruaj të drejtën të ngremë padi në vazhdim.

Sipas vendimit unanim, bie sekuestrimi i mjeteve të punës ndaj gazetarit, sepse siç vlerëson gjykata nuk ishte kjo mënyra për të zbuluar burimet e gazetarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat