Rama takim me biznesin në Elbasan: Për opozitën ju nuk ekzistoni, ka vetëm oligarkë që marrin paratë

Shqipëria

Rama takim me biznesin në Elbasan: Për opozitën ju nuk ekzistoni, ka vetëm oligarkë që marrin paratë

Më: 24 prill 2025 Në ora: 12:00
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Elbasan ku po mban takime me biznesin me temë “Paqja fiskale”.

“Jetojmë në një realitet ku kemi jetën e përditshme të të gjithëve, nga ana tjetër kemi një jetë virtuale me pasqyrat e të gjithëve ku nuk ka vend për suksesin tuaj. Njoh një pjesë të mirë tuajën dhe e di shumë mire se sa shumë keni ecur e se çfarë premisash të reja ka ekonomia falë jush.

Por në ato pasqyra nuk ka vend për ju sepse ju përfaqësoheni atje nga legjenda oligarkësh, 2-3 apo 5, të tjerët nuk ekzistojnë. Sipas tyre 5 janë ata që marrin lekët, ndërsa në vend nuk ka bukë e ujë dhe jemi në buzë të ferrit.

Unë besoj shumë që sikur jo të kishte hapësirë të plotë, por një pjesë e hapësirës virtuale t’i jepej suksesit e shembujve frymëzues, me siguri do të kishim shumë më tepër ekonomi”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat