Kush janë kandidatët që po sponsorizojnë më shumë në rrjetet sociale? Ekspertja: Vetëm dy politikanë janë “BIO”, të tjerët paguajnë

Shqipëria

Kush janë kandidatët që po sponsorizojnë më shumë në rrjetet sociale? Ekspertja: Vetëm dy politikanë janë “BIO”, të tjerët paguajnë

Më: 25 prill 2025 Në ora: 00:35
Ekspertja e IT, Denisa Kele

Ekspertja e IT, Denisa Kele, e ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka folur se si po përdoren rrjetet sociale gjatë fushatës.

E pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj se kush janë politikanët që bëjnë më shumë sponsorizime, Kele tha se të gjithë paguajnë për të çuar mesazhet e tyre politike aty ku duan.

Sipas saj vetëm Berisha dhe Kurti mbeten politikanët “BIO” të cilët nuk bëjnë sponsorizime në rrjetet sociale.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Kush janë politikanët që po sponsorizojnë më shumë në rrjetet sociale?

Kele: Të gjithë po investojnë. Të gjithë po bëjnë sponsorizime në mediat sociale. Përveç dy kandidatëve që kanë qendruar BIO, që janë Berisha një dhe Albin Kurti në Kosovë. Ditët e fundit janë shtuar në masë. Mediat sociale kanë një “TRICK”.

Borakaj: Keni ekspertë?

Malaj: Jo unë nuk kam ekspert.

Kele: Gjuha politike këtë katër vjeçar ëhstë njëlloj diskursi, polarizim. Nuk bëjmë dot atë dallim që gjuha bën dallimi. Polarizimi social, qytetarët e pozitës apo opozitës e shikojnë veten si kundërshtarë. Është krijuar ky polarizim. Kjo gjuha e ashpër krijon klickbeat, që quhet karrem digjital. Në momentin që tërheq shumë aq më shumë klikime do të ketë, apo sa më shumë i “suksesshëm” do të duket ai kandidat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat