Votimi nga jashtë, Celibashi: Rreth 22% e fletëve të votimit janë kthyer në KQZ

Shqipëria

Votimi nga jashtë, Celibashi: Rreth 22% e fletëve të votimit janë kthyer në KQZ

Më: 26 prill 2025 Në ora: 19:34
Votimi nga jashtë,

Procesi i votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë vijon, ndërsa deri sot në orën 16:20, janë marrë gjithsej 193,823 zarfe nga zgjedhësit e regjistruar për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, rreth 22% e fletëve të votimit të dërguara janë kthyer tashmë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Konkretisht, të dhënat e KQZ-së tregojnë se deri më tani janë dorëzuar 55,761 zarfe.

Votuesit në diasporë kanë afat ta plotësojnë dhe ta dërgojnë fletën e votimit me postë deri në javën e parë të muajit maj. Çdo votë që mbërrin në Shqipëri pas datës 11 maj, ora 19:00, do të shpallet e pavlefshme.

Administrimi i procesit të votimit dhe numërimit të votave të diasporës po bëhet në Pallatin e Sportit “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik në Tiranë, ku po përgatiten dhe dërgohen edhe fletët e votimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat