Gjikondi: Dosja Partizani? Berisha përpiqet të shtyjë përballjen me të vërtetën

Shqipëria

Gjikondi: Dosja Partizani? Berisha përpiqet të shtyjë përballjen me të vërtetën

Më: 28 prill 2025 Në ora: 13:57
Brizida Gjikondi

Në studion e ‘News Line’ në ABC News, juristja Brizida Gjikondi komentoi edhe vendimin e GJKKO e cila sot rrëzoi kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi nga procesi për dosjen Partizani.

Gjikondi e konsideroi një hile për të shtyrë përballjen me të vërtetën kërkesën e Berishës, për të cilin u shpreh se rrënimi i figurës së tij është një rrugë humnere pa kthim.

“Rrënimi i figurës së Berishës është i pashmangshëm, është në një rrugë humnere pa kthim.

Kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Davidhi është një hile, përpiqet të gjejë shtigje për të shtyrë përballjen me të vërtetën.

E ka humbur gjyqin kudo, për një non grata që thotë se i është bërë në mënyrë të padrejtë, ” -u shpreh Gjikondi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat