Sektori minerar/ Balluku: Shqipëria është një vend me shumëllojshmëri mineralesh, na duhet një treg i unifikuar

Shqipëria

Sektori minerar/ Balluku: Shqipëria është një vend me shumëllojshmëri mineralesh, na duhet një treg i unifikuar

Më: 29 prill 2025 Në ora: 13:03
Belinda Balluku

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në Fier, bashkë me ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Ballukun prezantuan arritjet kyçe në prodhimin dhe diversifikimin e burimeve të energjisë, investimet e realizuara në këtë sektor dhe objektivat afatgjata për zhvillim të qëndrueshëm brenda vitit 2030.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Balluku u shpreh se Shqipëria ka një nëntokë të pasur me shumëllojshmëri mineralesh.

Sipas saj, problemi në këtë sektor është fragmentarizimi i këtij tregu, gjë e cila duhet rishikuar dhe bërë më tërheqës për investitorët e huaj.

“Sektori minerar është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë.  Shqipëria është një vend me shumëllojshmëri mineralesh.  Kromi është ndër kryesorët.  Kemi nevojë për investime në këtë sektor dhe përafrimin e legjislacionit tonë me atë të BE. Ligji i ri, me të cilin kemi nisur dhe jemi duke punuar, do bëhet në një dialog të hapur me gjithë aktorët.  Ligji i ri do të përfshijë stimul të ri në investime dhe masa për ruajtjen e mjedisit dhe burimeve natyrore duke krijuar klimë më të mirë për investitorët. I kemi hedhur hapat e parë. Nëse do kishim sektor të unifikuar me leje të konsiderueshme minerare dhe jo fragmentime, të cilat nuk janë tërheqëse për investitorët shqiptarë, atëherë e gjithë nëntoka shqiptare do të merrte një vlerë të shtuar duke u futur në zinxhirin e ekonomisë tonë.”, tha ajo.

Ajo theksoi se imazhi i vendit tonë në Evropë ka ndryshuar, edhe në sektorin e energjisë dhe tregu ynë shihet si vend i sigurt.

“Shqipëria ka filluar që të këtë një vend të rëndësishme në tryezën energjetike evropiane, duke bërë kështu kalimin e fjalës nga një investitorët te tjera dhe duke e konsideruar tashmë Shqipëri si një vend të sigurt për të investuar”, u shpreh Balluku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat