Adriatik Lapaj takim elektoral në Tiranë: Mos e ktheni 12 majin në ditën e zhgënjimit, bëjeni ditën e shpresës

Shqipëria

Adriatik Lapaj takim elektoral në Tiranë: Mos e ktheni 12 majin në ditën e zhgënjimit, bëjeni ditën e shpresës

Më: 29 prill 2025 Në ora: 20:26
Adriatik Lapaj

Bashkëkryetari i koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, i është drejtuar qytetarëve me një apel të fortë duke e cilësuar datën 11 maj si një moment kyç për fatin e Shqipërisë.

Në një fjalim para mbështetësve, ai paralajmëroi se 12 maji mund të shndërrohet në ditën e ikjes së madhe, nëse qytetarët nuk marrin vendimin e duhur.

Lapaj theksoi se përballja politike dhe morale që po ndodh në vend nuk është thjesht për zgjedhje apo mandate, por për të ardhmen e një kombi të lodhur nga padrejtësia dhe abuzimi:

“Nëse më 11 maj e reja dështon përballë atyre që i kanë çdo të zezë këtij vendi për 34 vjet, data 12 maj do të jetë dita kur nga ky vend do të nisë ikja e madhe.”

Ai bëri thirrje që kjo datë të mos kthehet në një ditë zhgënjimi, por në një ditë shprese për brezat e ardhshëm.

Duke ndarë realitetin e hidhur të shumë qytetarëve shqiptarë, Lapaj vuri në dukje se presioni, frika dhe shantazhi politik janë ende pjesë e përditshmërisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat