Berisha u del në mbrojtje banorëve të Hotolishtit, paralajmërimi për policinë: Mos zbatoni urdhra kriminelësh

Shqipëria

Berisha u del në mbrojtje banorëve të Hotolishtit, paralajmërimi për policinë: Mos zbatoni urdhra kriminelësh

Më: 1 maj 2025 Në ora: 12:00
Kreu i PD Sali Berisha

Kreu i PD Sali Berisha u ka bërë thirrje punonjësve të Policisë së Shtetit që të mos i binden urdhrave sipas tij të dhëna nga drejtuesit e tyre të lidhur me krimin, por të jenë në shërbim të qytetarëve.

Ai u ndal edhe tek banorët e Hotolishtit, kërkesat e të cilëve u injoruan nga ministrja Belinda Balluku. Ai i ka siguruar ata se asgjë nuk do të bëhet  në kundërshtim me vullnetin e tyre.

Nga Librazhdi ku ka prezantuar kandidatët e ASHM për zgjedhjet e 11 majit, Berisha u shpreh se çdo orë shtesë e efektivëve do të paguhet me ardhjen në pushtet të qeverisë demokratike, ndërsa u ka bërë thirrje të mos zbatojnë urdhra të dhëna nga persona të lidhur me krimin.

“Banorëve të Hotolishtit iu jap fjalën se asgjë nuk do bëhet në kundërshtim me vullnetin e tyre.

Se zgjidhja do jetë ajo që ata meritojnë dhe kërkojnë.

Dhe ata kanë të drejtë në çdo ligj kombëtar dhe ndërkombëtar të përfillen dhe të vendosin për fatin e tyre.

Kam një thirrje për anëtarët e forcave të policisë u bëj thirrje mos shkelmoni mbi djersën tuaj, mbi mundin tuaj, mbi sakrificat tuaja.

U garantoj se pas 11 Majit, çdo orë e tyre do paguhet, trajtim i ri për çdo polic. Por mos zbatoni urdhra kriminelësh, komisarë kriminelësh që bashkëpunojnë me bandat, zbatoni ligjin, jini shërbëtorë të vërtetë të ligjit dhe qytetarëve.”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat