“Tropoja, vendi ku nuk u investua asgjë”, Rama: Ne e bëmë këtë qytet destinacion turistik

Shqipëria

“Tropoja, vendi ku nuk u investua asgjë”, Rama: Ne e bëmë këtë qytet destinacion turistik

Më: 4 maj 2025 Në ora: 19:02
Edi Rama

Kryeministri i vendit Edi Rama, nga Lezha është ndalur edhe tek fushata e liderit demokrat Sali Berisha, i cili ditën e sotme zhvilloi një takim në Tropojë.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se Tropoja ka qenë vendi ku nuk ëhstë investuar asgjë në kohën kur në qeveri ishte Partia Demokratike, teksa shtoi se tahsmë sot ky vend është kthyer në një destinacion turistik falë investimeve.

 “Po të shikoni edhe një gjë tjetër. Ishte sot në Tropojë bufi. E dini ju nga gjithë veriu i Shqipërisë kush është zona më e pafinancuar deri kur erdhëm ne në qeveri. Se ai flet veriu, veriu, por po të shohësh investimet që janë bërë në veri nga unë dhe PS, jo në kohën e bufit, por po të mbledhësh të gjitha vitet së bashku nuk bëjnë aq sa janë bërë këtë periudhë. Po e dini ku është zona ku nuk ka investuar asgjë? Tropoja? Kur kam vajtur në Tropojë ishte siç ka qenë kur isha unë student.

Nuk kishte asgjë. Sot dhe i thosha unë tropojanëve, ‘e di që nuk do të votoni, por ne do e bëjmë Tropojën destinacion turistik’. Ata mendonin që unë tallesha. Shikojeni sot Tropojën? Në Tropojë fliten nuk e di se sa gjuhë, nga turistët që hyjnë e dalin aty.  Rrugën e Valbonës, kush e bëri? Bufi? Jo, e bëmë ne. Dhe të gjithë ata bujtina në Valbonë është vetëm fillimi i një historie të re për Tropojën. Bufi nuk ka asnjë vizion tjetër, përveç përçarjes. Ne themi, demokratët, të ndihmojnë ta thajnë atë kënetë. Ne kemi qeverisur dhe do qeverisim. Ne kemi fituar dhe do fitojmë”, theksoi Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat