Tedi Blushi: Në Tiranë synojmë mbi 40 mijë vota, Ilir Metaj do jetë kandidati më i votuar

Shqipëria

Tedi Blushi: Në Tiranë synojmë mbi 40 mijë vota, Ilir Metaj do jetë kandidati më i votuar

Më: 6 maj 2025 Në ora: 22:08
Tedi Blushi

Partia e Lirisë synon të marrë 40 mijë vota në Tiranë.

Kështu u shpreh kandidati i kësaj partie, Tedi Blushi, i cili është në listën e mbyllur të Tiranës në koalicion me “Aleancën për Shqipërinë Madhështore”.

Ai theksoi se Ilir Metaj edhe pse në burg do të jetë kandidati më i votuar në Shqipëri.

“Partia e Lirisë ka kandidatë në listë të hapur, presidentin e saj, Ilir Metaj, dhe Metaj do jetë deputeti më i votuar jo vetëm në qarkun e Tiranës, por në të gjithë Shqipërinë, Objektivi ynë është mbi 40 mijë vota”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat