Rama firmosi në Kuç për 78 mandate, reagon Berisha: Shqiptarët i kanë prerë “biletën”. Është në ditët e fundit në atë zyrë!

Shqipëria

Rama firmosi në Kuç për 78 mandate, reagon Berisha: Shqiptarët i kanë prerë “biletën”. Është në ditët e fundit në atë zyrë!

Më: 8 maj 2025 Në ora: 15:08
Sali Berisha

Kryeministri Edi Rama firmosi sot të ashtuquajturin “memorandumi i Kuçit”, parashikimi elektoral për zgjedhjet e 11 majit. Rama pretendon se PS merr minimumi 78 mandate.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i liderit të opozitës, Sali Berisha.

Në një konferencë për shtyp nga selia blu, Berisha tha se shqiptarët i kanë prerë “biletën” kreut të qeverisë, duke paralajmëruar humbjen e socialistëve në zgjedhjet e të dielës.

“Planet e Ramës janë plane krejtësisht qesharake. Rama është në ditët e fundit në atë zyrë dhe i them që shqiptarët të kanë prerë biletën, mezi po të pret McGonigal me të cilin je i lidhur si siamezë”, deklaroi Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat