LIVE: Votat e diasporës, KQZ jep detajet: Në 99% të rasteve mungojnë zarfet B - ja kur mund të mbyllet numërimi

Shqipëria

LIVE: Votat e diasporës, KQZ jep detajet: Në 99% të rasteve mungojnë zarfet B - ja kur mund të mbyllet numërimi

Më: 11 maj 2025 Në ora: 07:18 Përditësuar në ora: 10:43 më 12.05.2025
Kuti të votimit

Vijon numërimi i votave, si ndahen mandatet e deputetëve deri në këto momente

Procesi i numërimit të votave në zgjedhjet e 11 Majit vijon në rang vendi. Deri më tani janë numëruar 1

745 qendra votimi nga 5 225 në total.

Sipas rezultateve të marra nga numërimi i votave deri në këto momente mandatet për partitë ndahen kështu:

Partia Socialiste – 83 mandate

PD-ASHM – 51 mandate

Partia Socialdemokrate – 3 mandate

Lëvizja Bashkë – 1 mandat

Nisma Shqipëria Bëhet – 1 mandat

Partia Mundësia – 1 mandat

Përfundon numërimi në Himarë, kryeson PS. Shënohen 214 vota të pavlefshme

Në Bashkinë e Himarës procesi i numërimit të kutive të votimit ka përfunduar.

Gazetarja Glidona Daci raporton se Partia Socialiste ka kryesuar me 3196 vota. E dyta vjen Partia Demokratike me 2370 vota.

Sakaq, partitë e tjera kanë marrë në total 668 vota. Janë shënuar gjithashtu 214 vota të pavlefshme.

Harta e qarkut Vlorë deri më tani duket ngjyrë rozë, si simbolizuese e mbizotërimit të votave më të shumta të Partisë Socialiste.

Përfundon numërimi në Fushë Arrëz, si ndahen votat mes subjekteve politike

 Ka përfunduar numërimi i votave në Fushë Arrëz.

Nga 16 qendra votimi, Partia Demokratike ka siguruar 1315 vota, ose 41.93%.

Partia e dytë doli Partia Socialiste me 1137 vota ose 36.26%.

Partia e tretë është Partia Socialdemokrate e Tom Doshit me 621 vota, ose 19.8%.

Rezultati i numërimit/ Partia Socialiste renditet e para në Dibër, ja sa vota ka marrë PD-ASHM

Janë hapur 67 kuti në qarkun e Dibrës nga 222 që janë në total ku sipas rezultateve kryeson Partia Socialiste.

Deri tani Partia Socialiste renditet e para force e parë me  10,823 vota ose 58.5%.

Ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 6,875 vota ose 37.2%.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 10,823 vota – 58.5%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 6,875 vota – 37.2%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 206 vota – 1.1%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 195 vota – 1.1%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 192 vota – 1.0%

Partia Mundësia – 104 vota – 0.6%

Lëvizja Bashkë – 70 vota – 0.4%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 16 vota – 0.1%

Lëvizja Atdheu (LA) – 9 vota – 0.0%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 6 vota – 0.0%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 8 vota – 0.0%

Numërohen 147 nga 405 kuti votimi në Shkodër, PD kryeson me mbi 1000 vota ndaj PS

Prej orësh po vijon numërimi në qarkun e Shkodrës. 

Nga 405 qendra votimi, deri tani janë numëruar 147 kuti votimi.

Si rezultat, PD ka marrë 13959 vota, PS 12034 vota. PSD ka marrë 6333 vota.

Ndërkohë Shqipëria Bëhet ka marrë 468 vota.

Numërohen 1624 qendra votimi/ Ja si ndahen mandatet

Deri në orën 9:00 të mëngjesit, numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 1624 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë.

Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.

Kështu socialistët kanë deri tani 83 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.

Nga ana tjetër koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike është me 51 mandate.

Sa i përket partive të reja, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë që Partia Mundësia la dy mandate, kurse Lëvizja Bashkë një mandat.

Deri më tani janë numëruar 31.07% e kutive të votimit.

Vijon numërimi në qarkun e Korçës, si janë rezultatet

Pasi shqiptarët shprehën vullnetin e tyre me votë ditën e djeshme në 11 maj, tashmë po zhvillohet procesi i numërimit.

Në Korçë janë numëruar deri më tani 170 QV nga 422 në total.  Partia Socialiste ka siguruar deri më tani në këtë qark 55.07% të votave (total 23120 vota) ndërsa Partia Demokratike 34.45% të votave (total 144,465 vota).

Lëvizja Bashkë (Bashkë) 305 vota

Lëvizja Atdheu (LA) 46 vota

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) 303 vota

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) 1565 vota

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) 61 vota

Partia Aleanca Demokracia e RE (ADR) 29 vota

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) 73 vota

Partia Mundësia (MUNDËSIA) 865 vota

Partia Socialdemokrate (PSD) 1107 vota

Ndërkohë ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë e Pustecit në qarkun e Korçës, në këtë bashki janë në total 8 qendra votimi.

Partia Socialiste  (PS) kryeson duke siguruar në këtë bashki 1054 vota

Partia Demokratike (PD-ASHM) ka siguruar 458 vota

Lëvizja Bashkë 2 vota

Lëvizja Atdheu (LA) 3 vota

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) 1 vota

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) 7 vota

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) 2 vota

Partia Aleanca Demokracia e RE (ADR) 1 vota

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) 0 vota

Partia Mundësia (MUNDËSIA) 16 vota

Partia Socialdemokrate (PSD) 11 vota

Gjithashtu numërimi i votave ka përfunduar edhe në Bashkinë e Kolonjës:

Partia Socialiste  (PS) ka arritur të sigurojë në këtë bashki 3733 vota

Partia Demokratike (PD-ASHM) ka siguruar 1664 vota

Lëvizja Bashkë (Bashkë) 58 vota

Lëvizja Atdheu (LA) 6 vota

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) 22 vota

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) 124 vota

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) 7 vota

Partia Aleanca Demokracia e RE (ADR) 7 vota

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) 8 vota

Partia Mundësia (MUNDËSIA) 86 vota

Partia Socialdemokrate (PSD) 83 vota

Zgjedhjet parlamentare, si paraqiten rezultatet nga numërimi i votave në vend

Pasi shqiptarët shprehën vullnetin e tyre me votë ditën e djeshme në 11 maj, tashmë po zhvillohet procesi i numërimit.

Gjithsej në të gjithë Shqipërinë janë 5225 kuti për votat brenda vendit, teksa kujtojmë se këtë vit ka votuar edhe diaspora.

Deri më tani rezultatet e procesit të numërimit të votave janë si më poshtë:

Në rang vendi janë numëruar deri në orën 8:00 1527 qendra votimi nga 5225 nga të cilat Partia Socialiste ka siguruar 52.85% të votave (total 20,3046 vota) ndërsa Partia Demokratike 34.27% të votave (total 131,662 vota).

Lëvizja Bashkë (Bashkë) 4798 vota

Lëvizja Atdheu (LA) 483 vota

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) 4260 vota

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) 13318 vota

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) 717 vota

Partia Aleanca Demokracia e RE (ADR) 276 vota

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) 1359 vota

Partia Mundësia (MUNDËSIA) 10105 vota

Partia Socialdemokrate (PSD) 14165 vota

Numërohen 166 nga 449 kuti votimi në qarkun e Vlorës! Si paraqitet rezultati zgjedhor deri më tani

Procesi i numërimit po vijon prej orësh edhe në qarkun e Vlorës.

Deri më tani janë numëruar 166 kuti nga 449 në total.

Partia që kryeson është Partia Socialiste, me 18630 vota.

E dyta renditet koalicioni opozitar me 9301 vota.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 1906 vota.

Qarku Berat/ Rezultati për 95 kuti të numëruara, në avantazh Partia Socialiste! Ja sa ka marrë PD dhe partitë e reja

Në qarkun e Beratit janë numëruar 95 qendra votimi nga 245 ne total, ku kryeson sipas rezultateve të deri tanishme, Partia Socialiste.

Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 14,983 vota, duke përfaqësuar 59.4% të votave.

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka siguruar deri më tani 7,443 vota, që përbëjnë 29.5% të votave.

Forcë e tretë renditet Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB), e cila ka grumbulluar 1,700 vota, që përfaqësojnë 6.7% të totalit të votave.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 14,983 vota – 59.4%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 7,443 vota – 29.5%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 1,700 vota – 6.7%

Partia Mundësia – 449 vota – 1.8%

Lëvizja Bashkë – 274 vota – 1.1%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 169 vota – 0.7%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 95 vota – 0.4%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 45 vota – 0.2%

Lëvizja Atdheu (LA) – 37 vota – 0.1%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 32 vota – 0.1%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 14 vota – 0.1%

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat