LIVE: Votat e diasporës, KQZ jep detajet: Në 99% të rasteve mungojnë zarfet B - ja kur mund të mbyllet numërimi

Shqipëria

LIVE: Votat e diasporës, KQZ jep detajet: Në 99% të rasteve mungojnë zarfet B - ja kur mund të mbyllet numërimi

Më: 11 maj 2025 Në ora: 07:18 Përditësuar në ora: 13:11 më 12.05.2025
Kuti të votimit

Projeksioni/ Si ndahen mandatet mes forcave politike në Elbasan, Durrës e Fier

Pas Tiranës Fieri është qarku i dytë më i madh në vend.

Beteja në këtë qark është për 16 mandate. Nga numërimi i 188 nga 578 QV projeksioni i ndarjes së mandateve në këtë qark është: 12 mandate PS, dhe 4 mandate PD-ASHM.

Qarku i tretë për nga pesha elektorale është Durrësi, që çon 14 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. Nga numërimi i 161 nga 493 qendra votimi në këtë qark projeksioni i ndarjes së mandateve është: 8 mandate PD dhe 6 mandate PD-ASHM.

Të njëjtin numër mandatesh për Parlamentin si Durrësi prodhon edhe qarku i Elbasanit. Gara mes 11 subjekteve në këtë qark është për 14 deputetë. Nga numërimi i 230 qendrave të votimit nga 508 në këtë qark projeksioni i ndarjes së mandateve është: 10 mandate PS dhe 4 mandate PD-ASHM.

Qarku i Gjirokastrës drejt përfundimit të numërimit të votave! Rezultati përfundimtar i bashkive që kanë mbyllur procesin

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në disa bashki të qarkut të Gjirokastrës.

Libohova ka kryesuar me PS-në, e cila ka marrë 1231 vota, pasuar nga PD-ja me 768 vota dhe Shqipëria Bëhet me 105 vota.

Në Memaliaj po ashtu kanë kryesuar socialistët, me një diferencë të konsiderueshme votash. PS-ja ka marrë 3003 vota dhe PD 1444 vota.

PS-ja ka kryesuar edhe në Tepelenë me 3214 vota, ndërsa PD-ja ka marrë 1003 vota. Vendin e tretë dhe të katërt e zë Shqipëria Bëhet dhe PSD.

Ndërpritet numërimi i votave në Fier, do fillojë nesër

Është ndërprerë numërimi i votave në Fier në KZAZ 60.  Sipas informacioenve të ardhura nga gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati procesi i numërimit të votave në këtë KZAZ do të rifillojë nesër në orën 8:00 të mëngjesit.

Në Fier, pas numërimit të 14 qendrave të votimit, rezulton se Partia Socialiste kryeson me një diferencë të madhe.

Ndërsa, koalicioni Partia Demokratike, Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka marrë 811 vota, që janë 23.69% e totalit.

Pas PS dhe PD, partia që ka marrë më shumë vota është Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 96 vota ose 2.80%.

Pjesa tjetër e votave është shpërndarë mes subjekteve të tjera, ku Partia Mundësia ka marrë 68 vota, ose 1.99%. Sakaq Lëvizja Bashkë ka marrë 16 vota, Lëvizja Atdheu ka siguruar 3 vota, dhe Koalicioni Euroatlantik ka marrë 12 vota.

Të tjera parti të vogla si Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare, Aleanca Demokracia e Re dhe Koalicioni Djathtas për Zhvillim kanë siguruar një numër të vogël votash, përkatësisht 2, 1 dhe 18 vota. Partia Socialdemokrate e to, Doshit (PSD) ka marrë 34 vota.

Rezultati i Përgjithshëm/ Numërohen mbi 38% e kutive, PS kryeson me 271.792 vota. Ja sa morën partitë e tjera

Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 11 majit po vijon në të gjithë Shqipërinë.

Deri tani, sipas të dhënave në faqen zyrtare të KQZ, janë numëruar 2002 nga 5,225 kuti në shkallë vendi.

Sipas të dhënave paraprake, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 271.792 vota, që përfaqësojnë 52.45% të totalit të votave të deritanishme. Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), me 179.486 vota, ose 34.42%

Partitë e tjera kanë marrë përqindje më të ulëta.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet  ka siguruar 17,278 (3.31 %), ndërsa Lëvizja Bashkë 6.707 (1.29 %)

Ndërkohë që numërimi vijon, partitë politike po ndjekin nga afër zhvillimet, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) bën apel për qetësi dhe respektim të procesit.

Përfundon numërimi në Has, fiton PD-ASHM me 3,547 vota

Procesi i numërimit të votave në bashkinë e Hasit ka përfunduar, duke shpallur Partinë Demokratike si forcën më të votuar në këtë bashki në zgjedhjet e fundit.

Rezultatet për subjektet politike janë si më poshtë:

Partia Demokratike (PD): 3,547 vota

Partia Socialiste (PS): 2,231 vota

Partia Socialdemokrate (PSD): 841 vota

Përfundon numërimi i votave në Pukë, fiton PD

Procesi i numërimit të votave në bashkinë e Pukës ka përfunduar, ku Partia Demokratike ka dalë fituese.

Gazetari Armir Mehaj, duke raportuar live për News 24, bëri me dije se PD ka siguruar 2034 vota, duke lënë pas Partinë Socialiste me 1572 vota dhe Partinë Socialdemokrate me 930 vota.

Këto rezultate konfirmojnë Partinë Demokratike si forcën e parë politike në këtë bashki, ndërsa pritet të mbyllet procesi i numërimit edhe në njësitë e tjera zgjedhore për të dhënë një pasqyrë më të plotë të votës në nivel qarku.

Gazetari Armir Mehaj:  Në Pukë ka përfunduar votimi. Kryeson PD me 2034 vota. PS ka marrë 1572 vota. PSD ka marrë 930 vota.

Publikohet rezultati në njësinë 10! PS udhëheq me 49 përqind, PD 32.3 përqind

Është publikuar rezultati për njësinë numër 10 në Tiranë.

Partia Socialiste ka marrë 49 përqind të votave, ndjekur nga ASHM me 32.3 përqind.

Partia Mundësia është e treta me 6.4 përqind.

Lëvizja Bashkë ka marrë 3.7 përqind të votave, ndërsa Nisma Shqipëria bëhet ka arritur të marrë 2.9 përqind.

Përfundon procesi i numërimit në Konispol, fiton Partia Socialiste me 2.171 vota

Përfundon procesi i numërimit në Konispol, ku janë numëruar të 16 kutitë e votimit.

Rezultati:

PD-ASHM 973 vota
Lëvizja Bashkë 23 vota
Lëvizja Atdheu 0 vota
Koalicioni Euroatlantik 9 vota
PS 2171 vota
Shqipëria Bëhet 373 vota
Aleanca Kombëtare Shqiptare 14 vota
Aleanca Demokracia e Re 3 vota
Koalicioni Djathtas për Zhvillim 2 vota
Mundësia 30 vota
PSD 77 vota

Përfundon procesi i numërimit në Himarë, fiton Partia Socialiste me 51.26% të votave

Ka përfunduar procesi i numërimit në bashkinë e Himarës.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton shifrat e siguruara nga secili subjekt:

Partia Socialiste ka marrë 3196 vota ose 51.26% të votave,

Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 2370 vota, ose 38.01 % të votave,

Koalicioni Nisma- Shqipëria Bëhet 358 vota ose 5.74% të votave.

Lëvizja Bashkë 58 vota,

Lëvizja Atdheu 7 vota

Partia Koalicioni Euroatlantik 10 vota,

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 20 vota,

Partia Aleanca Demokracia e Re 8 vota,

Koalicioni Djathtas për Zhvillim 21 vota.

Mbyllet procesi i numërimit në Tepelenë, PS fiton bindshëm në të gjitha qendrat

Është mbyllur procesi i numërimit në bashkinë e Tepelenës, ku janë përpunuar të 22 qendrat e votimit. Rezultatet përfundimtare i japin një fitore të thellë Partisë Socialiste të Shqipërisë, e cila ka marrë 3.214 vota ose 68.15% të totalit.

Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 1.003 vota (21.27%), ndërsa subjektet e tjera kanë marrë përqindje shumë të ulëta të votave, duke mos ndikuar ndjeshëm në balancën e garës.

Rezultatet për Tepelenën janë si më poshtë:

PS – 3.214 vota (68.15%)

PD – ASHM – 1.003 vota (21.27%)

PSD – 130 vota (2.76%)

NISMA – SHB – 149 vota (3.16%)

MUNDËSIA – 84 vota (1.78%)

KEA – 46 vota (0.98%)

BASHKË – 71 vota (1.51%)

LA – 4 vota (0.08%)

ADR – 4 vota (0.08%)

AKSH – 8 vota (0.17%)

DZH – 3 vota (0.06%)

Në rang qarku (Gjirokastër), janë numëruar 119 nga 198 qendra votimi, dhe të dhënat e deritanishme tregojnë se Partia Socialiste ruan një epërsi të qartë. Me 14.686 vota të marra deri tani, PS ka 64.13% të votave, ndërsa PD-ASHM ndjek me 6.410 vota ose 27.99%.

Rezultatet e përkohshme në nivel qarku janë si më poshtë:

PS – 14.686 vota (64.13%)

PD – ASHM – 6.410 vota (27.99%)

NISMA – SHB – 708 vota (3.09%)

MUNDËSIA – 327 vota (1.43%)

PSD – 248 vota (1.08%)

BASHKË – 227 vota (0.99%)

KEA – 147 vota (0.64%)

DZH – 66 vota (0.29%)

AKSH – 30 vota (0.13%)

LA – 34 vota (0.15%)

ADR – 18 vota (0.08%)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat