Ora e fundit e votimit/ Vëzhgues të OSBE-ODIHR monitorojnë procesin e votimit në Sarandë
Procesi i votimit vijon në të gjithë vendin, ku çdo qytetar po ushtron të drejtën e tij të votës.
Sipas rezultateve të KQZ të publikuara, deri në orën 17:00, rreth 38,4 % e qytetarëve kanë shprehur vullnetin e tyre në kutitë e votimit.
Ndërkohë, na ndan vetëm një orë nga mbyllja e qendrave të votimit, ndërkohë që në qytetin e Sarandës vëzhgues të OSBE-ODIHR po monitorojnë procesin e votimit në qendrat e votimit.
Deri më tani, Saranda nuk ka raportuar problematika gjatë këtij procesi.
Komisioni Rregullator rrëzon kërkesën e PS, nuk shtyhet orari për votimin në Vlorë
Sot po mbahen zgjedhjet!
Komisioni Rregullator nuk ka shqyrtuar kërkesën e PS për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë.
Ishte PS që bëri këtë kërkesë pasi disa rrugë ishin të bllokuara për shkak se u zhvillua etapa e tretë e “Giro d’Italia”.
Anëtarët e opozitës u larguan nga mbledhja, Komisioni Rregullator, duke theksuar se nuk ka kuorum.
Kjo është dalja e fundit e numrit të votuesve për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri
Sot po mbahen zgjedhjet!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë ka publikuar shifrat për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën shtatëmbëdhjetë.
Deri në këtë orë pjesëmarrja ka qenë tridhjetë e tetë pikë dyzet e katër për qind nga dymijë e dyqind e gjashtëdhjetë qendra votimi.
Në zgjedhjet lokale të dy vjetëve më parë në këtë orë përqindja ishte tridhjetë e pesë pikë zero shtatë për qind, ndërsa në zgjedhjet e përgjithshme të vitit dymijë e njëzet e një pjesëmarrja deri në orën gjashtëmbëdhjetë ka qenë dyzet e tre pikë tetëdhjetë e nëntë për qind.
U takua me Elvis Roshin/ Policia ndalon një shtetase, iu kap lista me emrat e votuesve
Një grua u ndalua nga Policia e Kavajës, pasi u kap me një listë emrash që rezultojnë votues. Sipas raportimeve, zyrtarët e Krimit Ekonomik në Policinë e Kavajës, ndaluan shtetasen Xhuli Duda, të cilës iu gjet një listë emërore të familjarëve të saj.
Ndalimi i shtetases ndodhi pas takimit në lokalin e Elvis Roshit, i afërmi i një prej kandidatëve të Aleancës për Shqipërinë Madhështore.
Policia po heton rastin si një krim zgjedhor, ndërsa pritet të merret në pyetje edhe Elvis Roshi.
Dyshimet janë se e ndaluara mund të ketë marrë një shumë parash në këmbim të votave.
“ODIHR po bën vëzhgim të thellë të zgjedhjeve”/ Ambasadori Gonzato në Fier
Ambasadori i BE, Silvio Gonzato pasditen e sotme ka qenë i pransihëm në qarkun e Fierit. Në një deklaratë për mediat, Gonzato tha se prezenca e ODIHR po bëjnë një vëzhgim shumë të thellë të procesit zgjehdor në të gjithë vendin.
Sa i përket prezencës së tij në qarkun e Fierit, ambasadori ju shpreh se shkoi pësr të zhvilluar një takim me strukturat e Prokurorisë së Fierit dhe SPAK, për të parë punën e tyre.
“Prezenca e ODIHR është në Shqipëri. Po bëjnë një vëzhgim shumë të thellë të zgjedhjeve në të gjithë Shqipërinë. Po shikojnë çfarë po ndodh. Çfarëdolloj raportimi do të analizohet thellësisht.
Sapo kam arritur në Fier, erdha sepse dëshiroja të takohesha me prokurorinë dhe SPAK për të parë punën që po bëjnë. Bashkëpunim i afërt i institucioneve, procesi po ecën si duhet”, tha Gonzato.
Kjo është dalja e votuesve në 12 qarqe të Shqipërisë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka publikuar të dhënat e fundit mbi pjesëmarrjen në votime për zgjedhjet parlamentare në 12 qarqe.
Dibra udhëheq me 38.90 për qind, pasuar nga Kukësi me 37.42 për qind. Në Tiranë deri më tash të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 157 mijë e 403 qytetarë nga 423 mijë e 942 të regjistruar ose 37.17 për qind.
Fieri, një nga qarqet më të mëdha, ka raportuar një pjesëmarrje prej 33.79 për qind, ndërsa në Berat kanë votuar 19 mijë e 608 qytetarë nga 611 mijë e 642 ose 31.81 për qind.
Elbasani ka shënuar një pjesëmarrje prej 33.71 për qind, me 44 mijë e 43 votues nga 130 mijë e 643 të regjistruar.
Në Fier kanë votuar 52 mijë e 109 persona nga 154 mijë e 198 në qendrat e raportuara ose 33.79 për qind.
Gjirokastra ka një pjesëmarrje prej 31.03 për qind, me 15 mijë e 719 votues nga 50 mijë e 658 të regjistruar në qendrat e raportuara.
Në Korçë kanë votuar 50 mijë e 867 qytetarë nga 155 mijë e 902 ose 32.63 për qind.
Në Lezhë kanë votuar 15 mijë e 461 persona nga 48 mijë e 343 ose 31.98 për qind, ndërsa Durrësi shënon 30.50 për qind.
Vlora ka aktualisht përqindjen më të ulët 23.91 për qind, ose 31 mijë e 215 qytetarët me të drejtë vote nga 130 mijë e 528 sa janë të regjistruar.
Fotografoi votën, arrestohet 30-vjeçari në Gjirokastër
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një shtetas që ka fotografuar votën.
30-vjeçari M. P., 30 vjeç, banues në Këlcyrë, u vu në pranga për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.
Ky shtetas rreth orës 15:00, në qendrën e votimit nr 4165/01, në Këlcyrë, gjatë procesit të votimit, dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit, tha policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Konflikti me armë në Fushë Milot, Policia jep njoftim zyrtar
Policia e Kurbinit ka dhënë një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e raportuar ditën e sotme në Fushë Milot për një konflikt në një qendër votimi nga ku u dyshua të jetë përdorur dhe një armë zjarri. Sipas informacioneve policore, një nga të përfshirët në konflikt ka qëlluar me armë në ajër.
Policia njofton se në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhoja, ndërsa dy personat e përfshirë në konflikt, janë shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë:
“Në Fushë Milot, jashtë perimetrit të qendrave të votimit, ka ndodhur një konflikt verbal mes dy shtetasve, ku, sipas një telefonuesi, është dëgjuar një zhurmë e ngjashme si e shtëna me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ku nga këqyrja e vendit të ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë apo send tjetër i kundërligjshëm.
Në vijim të veprimeve hetimore, janë identifikuar personat e përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasit K. P. dhe A. Ll., dhe po punohet për lokalizimin dhe shoqërimin e tyre.
Procesi i votimit vazhdon normalisht në të gjitha qendrat e votimit dhe nga KQV-të apo Koordinatorët e sigurisë, nuk është kërkuar ndërhyrja e policisë.
Grupi hetimor, i ndodhur në vendngjarje, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
PD kundër shtyrjes së orarit të votimit në Vlorë: Nuk do ndjekim propagandën qeveritare
Sot po mbahen zgjedhjet.
Partia Demokratike është zyrtarisht kundër shtyrjes së afatit të votimit në qarkun e Vlorës, në të cilin është zhvilluar gjatë së dielës dhe gara çiklistike Giro d’Italia, e cila mesa duket ka ndikuar dhe në pjesëmarrjen e votuesve.
PS iu drejtua që një ditë më parë KQZ me një kërkesë për zgjatjen e afatit, teksa përfaqësuesi i PD iu drejtuar komisionit mesditën e së dielës, që të mos shkelë ligjin.
Sipas përfaqësuesit të PD, Franc Nuri ky aktivitet propagandistik i qeverisë pengoi lëvizjen e lirë dhe në Tiranë, duke i pamundësuar aktivitetin politik opozitës.
Dibra me pjesëmarrjen rekord në votim, mbi 45 %! Ja qarku më pak i interesuar, me rreth 26%
Qarku i Dibrës ka pjesëmarrjen rekord për zgjedhjet e sotme (11 maj), ku të gjithë qytetarët i janë drejtuar qendrave të votimit prej orës 7 të mëngjesit.
Sipas të dhënave të përpunuara nga KQZ, deri në orën 16:00, në qarkun Dibër kanë votuar 45.06 përqind.
Ndërsa qarku me më pak interes për të dalë në votim është Vlora, 26.24 përqind.
Ndërkohë në rang kombëtar deri në orën 16:00 kanë votuar në total 37.10%.