KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 14:00

Shqipëria

KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 14:00

Më: 11 maj 2025 Në ora: 14:30
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 14.

Që prej momentit kur u hapën qendrat në të gjithë vendin, raportohet se pjesëmarrja ka qenë 29.53% nga 2276 qendra votimi që kanë çuar informacionin në KQZ.

Krahasuar me pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të dy viteve më parë, ka një rritje me rreth 2.2% më shumë.

 Ndërkohë që në zgjedhjet e përgjithshme të para katër viteve, pjesëmarrja deri në orën 14 ka qenë 35.62%.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat