Në shkollën “Sami Frashëri” po numërohet kutia e fundit. Siç raporton gazetarja e Neës24, Fatmira Nikolli, tashmë situata është e qetë dhe thjesht po mbyllet ky proces.
Projeksioni tashmë është më i qartë, Partia Mundësia po merr mandatin e dytë në Qarkun e Tiranës, dhe këtë e pranoi edhe kandidati i kësaj force politike, Erald Kapri.
“Nuk i kemi marrë mandat askujt, janë votuesit tanë. U bëj qetësi të gjithëve, sidomos vëzhguesve tanë të jenë të gatshëm për të monituar edhe numërimin në kutitë e fundit.
Urojmë që ky mandat t’i shkojë Mundësisë. Por le të presim, nuk është moment gëzimi, pasi janë ende disa kuti për t’u numëruar, pa harruar edhe votën e Diasporën” – u shpreh Kapri.