Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, uron Edi Ramën për fitoren: Rezultate mbresëlënëse, mezi pres të ju përgëzoj personalisht në Tiranë

Shqipëria

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, uron Edi Ramën për fitoren: Rezultate mbresëlënëse, mezi pres të ju përgëzoj personalisht në Tiranë

Më: 14 maj 2025 Në ora: 12:04
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa- Edi Rama

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i ka dërguar një mesazh urimi Kryeministrit Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në një postim në rrjetin social X, Costa shpreh vlerësimin e tij për rezultatin e arritur dhe paralajmëron një takim të afërt në Tiranë.

“Urimet më të ngrohta, i dashur @ediramaal, për këto rezultate mbresëlënëse zgjedhore. Pres me padurim t’ju përgëzoj personalisht nesër në Tiranë.”

Vizita e Antonio Costës në Tiranë zhvillohet në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, që mbahet këtë të premte në kryeqytetin shqiptar, ku do të marrin pjesë liderët më të lartë të vendeve europiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat