Shkak problemet shëndetësore, Gjykata e Apelit liron nga burgu Safet Gjicin! Pjesën tjetër të dënimit do ta kryejë në shtëpi

Shqipëria

Shkak problemet shëndetësore, Gjykata e Apelit liron nga burgu Safet Gjicin! Pjesën tjetër të dënimit do ta kryejë në shtëpi

Më: 19 maj 2025 Në ora: 13:14
Safet Gjici

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka vendosur ndryshimin e vendimit të mëparshëm penal ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

Me vendimin e ri, pjesa e mbetur e dënimit do të jetë në formën e qëndrimit në banesë, duke i dhënë fund qëndrimit të tij në burg.

Kjo vjen pas shqyrtimit të kërkesës së vetë të dënuarit për një masë më të butë, e cila është pranuar nga Gjykata. Safet Gjici do të qëndrojë në banesën e tij, i detyruar nga vendimi i drejtësisë, për të përfunduar kohën e mbetur të dënimit.

Kështu, ish-kreu i Bashkisë Kukës do ta përfundojë pjesën e mbetur të dënimit jashtë qelisë, por nën mbikëqyrje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat