Julia Ilirjani mori 384 vota si kandidate për deputete, reagon vajza e aktores! Renee ironizon: Na mori fytyrën! Thashë se gjeti më në fund punë, por më ngeli mua

Shqipëria

Julia Ilirjani mori 384 vota si kandidate për deputete, reagon vajza e aktores! Renee ironizon: Na mori fytyrën! Thashë se gjeti më në fund punë, por më ngeli mua

Më: 19 maj 2025 Në ora: 23:06
Julia Ilirjani

Vajza e aktores Julia Ilirjani ka reaguar pasi nëna e saj siguroi vetëm 384 vota si kandidate për deputete nën siglën e PD-ASHM në qarkun e Tiranës.

Në një video të publikuar në TikTik, Renee shprehet se “mami im dhe votat e kandidaturës të saj na morën fytyrën”.

Ndërsa ironion duke thënë që “thashë se gjeti më në fund punë, por më ngeli mua”.

“Mami im dhe votat e kandidaturës të saj, na morën fytyrën, na morën fytyrën.

Pu, pu, pu moj ma, më ngeli prap mua. Thashë gjeti punë më në fund, por jo nuk ka”, u shpreh vajza e aktores.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat