A do t’ia "dhurojë" mandatin e deputetit Arlind Qorit? Redi Muçi: Vendosi të ishte i dyti! Barra bie mbi mua

Shqipëria

A do t’ia "dhurojë" mandatin e deputetit Arlind Qorit? Redi Muçi: Vendosi të ishte i dyti! Barra bie mbi mua

Më: 19 maj 2025 Në ora: 23:24
Redi Muçi

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, i pyetur nëse do ia lërë mandatin e tij kryetarit Arlind Qori, është përgjigjur duke thënë se në strukturat e tyre “lista e kandidatëve nuk bëhet me marrëveshje, por nëpërmjet votimit.”

Muçi deklaroi se Qori vendosi vetë të mos ishte i pari në listë.

“Ndryshe nga partitë e tjera, renditja në listën e kandidatëve nuk bëhet me marrëveshje, por nëpërmjet votimit brenda strukturave të partisë.

Sigurisht, Arlind Qori zgjodhi vetë të mos ishte i pari. Rrjedhimisht, strukturat e partisë më votuan mua, pra ma lanë mua këtë barrë dhe kështu dola unë deputet”, tha Muçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat