Kush janë kandidatët që shpenzuan 167 mijë dollarë për reklama dhe sponsorizime në rrjetet sociale?!

Shqipëria

Kush janë kandidatët që shpenzuan 167 mijë dollarë për reklama dhe sponsorizime në rrjetet sociale?!

Më: 20 maj 2025 Në ora: 19:11
Ilustrim

Teksa fushata elektorale ka përfunduar dhe Kuvendi i ri është formuar, një tjetër statistikë ngre pyetje mbi efektivitetin e mënyrës si partitë kërkojnë votën: shpenzimet në reklama online.

Plot 167,069 dollarë janë derdhur në fushatën online nga partitë politike dhe kandidatët e tyre, shumica dërrmuese për publicitet në Facebook. Dhe kryesuesja në këtë garë të shpenzimeve është pikërisht Partia Demokratike, e cila ka investuar 43,873 dollarë, për të përfunduar me një rezultat zhgënjyes prej vetëm 50 mandatesh – një nga humbjet më të rënda në historinë e saj.

Një tjetër emër që bie në sy është Agron Shehaj me partinë “Mundësia”, që ka shpenzuar 39,014 dollarë, për të fituar vetëm 2 mandate. Një faturë e rëndë për një rezultat kaq modest.

Në listën e 10 më shpenzuesve për publicitet online renditen edhe politikanë që nuk ia dolën të hynin në Kuvend, si Grigels Muçollari me 13,811 dollarë, apo ata që rikthyen mandatin si Jorida Tabaku me 10,957 dollarë dhe Belind Këlliçi me 8,736 dollarë.

Nga radhët e Partisë Socialiste, investimet kanë qenë modeste: Vullnet Sinaj me 9,278 dollarë dhe Pëllumb Seferi me 9,086 dollarë.

Ironikisht, Partia Socialiste, e cila nuk figuron mes shpenzuesve të mëdhenj në reklama online, arriti të sigurojë mandatin e katërt në pushtet – një dëshmi se në politikën shqiptare, vota nuk blihet dot me reklama në rrjet.

Kjo fushatë e 2025-ës po del të jetë më shumë një leksion për partitë sesa një garë votash: shpenzimet e larta në “like” nuk përkthehen në mandate.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat