Një masë sigurie është vendosur edhe për ish efektivin e RENEA-s, Altin Morinën, në lidhje me operacionin anti-drogë, të koduar ‘Ura’.
ABC News mëson se Morina është i dyshuar për trafik kokaine.
Morina është i përfshirë drejtpërdrejt në grupin kriminal. Masa i është komunikuar në qeli, teksa është arrestuar në kuadër të operacionit policor ‘Revanshi’.
Ai ka kryer trafik në bashkëpunim me Akil Ndrejakun, edhe ky i arrestuar më herët për një tjetër episod.