U kapën duke drekuar në restorant me Xhevdet Plakun, dy vëllezërit Xhani dyshohen si të përfshirë në ekzekutimin e një biznesmeni!

Shqipëria

U kapën duke drekuar në restorant me Xhevdet Plakun, dy vëllezërit Xhani dyshohen si të përfshirë në ekzekutimin e një biznesmeni!

Më: 24 maj 2025 Në ora: 14:00
Bujar Nasufi

Vëllezërit përmetarë Voltan e Jugert Xhani, të cilët u arrestuan në kuadër të operacionit Enigma në Durrës, dyshohen të jenë të implikuar ne cilësinë e organizatorëve dhe financuesve në vrasjen e biznesmenit Bujar Nasufi,  mbëmjen e 12 janarit 2025 në afërsi të zonës së njohur si Pallati me Shigjeta në Tiranë.

Burime për gazetaren Klodiana Lala bëjnë me dije se profili i ADN-së i gjetur në një dorezë gjysmë të djegur në vendin ku autori braktisi motorin që përdori në vrasje do të krahasohet me profilet e AND-së së dy vëllezërve.

Vëllezërit, të cilët janë të skeduar për trafik droge në Holandë dyshohet se kishin konflikt me biznsmenin Nasufi për shkak të një prone që babai i tyre i kishte shitur. Përplasja mes tyre ka qenë e fortë dhe e vazhueshme.

Pas zbulimit të profilit të AND-së me vendim gjykata u vendos t’i merrej kampion nënës së dy vëllezërve me qëllim krahasimin, pasi në ketë mënyrë, prokuroria do të mund të kishte edhe provën kryesore kundër tyre.

Bujar Nasufi u qëllua për vdekje pranë banesës së tij në sytë e gruas, teksa po parkonte automjetin.

Më herët, Voltan Xhani ishte shpallur në kërkim për ekzekutimin e Elis Rroshkodolit në Shkodër, pasi në servisin e tij u gjet makina që u përdor në vrasje.

Ndaj tij u ngritën akuzat krjim i kushteve për të kryer vrasje dhe trafikim mjetesh motorike. Prokuroria Shkodër po heton nëse mes vëllezërve Xhani dhe rroshkodolit kishte përplasje për cështjet e trafikut të drogës.

Arratia e Voltan e Jugert Xhanin mbrëmjen e së enjtes në Durrës. Ata u kapën në shoqërinë e të shumëkërkuarit XHevdet Plaku i njohur me nofkën Akili i arratisur nga burgu në Itali dhe Flobens Mecia alias Gega alias Drini anëtar organizatës kriminal të drejtuar nga vëllezërit Franc e Hajdar Copja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat