Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se procesi zgjedhor i 11 majit është një “farsë elektorale” e ndikuar thellësisht nga kartelet e drogës dhe krimi i organizuar.
Në një deklaratë për mediat, Berisha ka akuzuar se ka qenë karteli “Troplini”, të cilin e quan “më të fuqishmin e kokainës në Ballkan dhe ndër më të fuqishmit në Europë”, për ndërhyrje të drejtpërdrejtë në rezultatin zgjedhor në Durrës.
Sipas Berishës, kandidati i këtij karteli, Arkend Balla – të cilin ai e identifikon si pjesë të familjes Troplini – ka marrë rreth 21 mijë vota, duke e tejkaluar me 5 mijë vota vetë kryeministrin Edi Rama, që sipas tij ka marrë 15 mijë vota në këtë zonë në vitin 2021.
“Kandidati i kartelit Troplini, që në 2021 mori vetëm 2.500 vota, sot del me 21 mijë. Si ka mundësi? Si mund të flitet për zgjedhje të lira, kur një person i njëjtë, pas ndryshimit të mbiemrit, tejkalon Edi Ramën me mijëra vota?” – u shpreh Berisha.