Alma Cani, drejtoresha e QSUT ka dhënë dorëheqjen sot në mesditë.
Në vend të saj pritet të emërohet mjekja pediatre onkohematologe Donjeta Bali.
Sipas burimeve për Abc News, pritet që ditën e nesërme në orën 10:00 do të bëhet prezantimi i drejtoreshës së re me stafin e QSUT.
Alma Cani ka qëndruar për rreth 14 muajsh si drejtuese e QSUT, që prej 25 Marsit të 2024.