“Erdha në Tiranë të të vrisja, por t’i ngjitesh më lart!”- Rama takohet me ish-kryetarin e komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian!

Shqipëria

“Erdha në Tiranë të të vrisja, por t’i ngjitesh më lart!”- Rama takohet me ish-kryetarin e komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian!

Më: 29 maj 2025 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama, është takuar në Gjermani me ish-kryetarin e komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, Elmar Brok, i cili e ka uruar për fitoren në zgjedhjet e 11 majit.

Kreu i qeverisë ka zbuluar përmes një postimin në rrjetet sociale bisedën me Brok, i cili me humor i ka thënë “Edi, urime! Eh, erdha përsëri në Tiranë të të vrisja, po ti sa herë unë vij të të vras ngjitesh më lart!”.

Ndërkohë Rama i është përgjigjur se nuk do t’ja falë kurrë që Brok nuk e ka takuar kur ka qenë në Tiranë.

“Elmar, vetëm një gjë s’kam për të ta falur kurrë! Vjen në Tiranë dhe s’pi një kafe me mua, ndërkohë që unë të jam borxhli, sepse siç thoshte Niçja, “Çfarë s’të vret të bën më të fortë’”, shkruan Rama.

positimi i plotë i Ramës

Elmar Brok: Edi, urime! Eh, erdha përsëri në Tiranë të të vrisja, po ti sa herë unë vij të të vras ngjitesh më lart!

Unë: Elmar, vetëm një gjë s’kam për të ta falur kurrë! Vjen në Tiranë dhe s’pi një kafe me mua, ndërkohë që unë të jam borxhli, sepse siç thoshte Niçja, “Çfarë s’të vret të bën më të fortë”!

Plas e qeshura dhe përqafohemi si miq të vjetër

*Aachen, Gjermani

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat