Shtyhet seanca për dosjen Metamorfoza, shkak mungesa e avokatit të Edmond Prekës

Shqipëria

Shtyhet seanca për dosjen Metamorfoza, shkak mungesa e avokatit të Edmond Prekës

Më: 5 qershor 2025 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Seanca për dosjen Metamorfoza është shtyrë për më datë 16 qershor, ora 15:00. Shkak u bë mungesa e avokatit të Edmond Prekës.

Sot pritej te lexohej pretenca e SPAK, për pjesën e ndarë të veprave të lehta penale.

Ish-efektivi i policisë Edmond Preka që prej disa kohësh shërbente si shofer i biznesmenit Pëllumb Gjoka, në vrasjen e Gjin Ndojit dhe atentatin ndaj Kleant Musabelliut kishte rol aktiv.

Në dosjen hetimore të SPAK, evidentohen prova që krijojnë dyshime të arsyeshme se Edmond Preka, në vrasjen e Gjon Ndoj (Boriçi), ka ndihmuar autorët e krimit për tèu larguar nga vendi i ngjarjes, pasi i morën jetën shenjestrës me dy plumba në kokë dhe një në shpatull.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat