Drogë në Kapshticë, në pranga katër policë/ Aksioni i AMP, akuzohen për ‘shpërdorim detyre’

Shqipëria

Drogë në Kapshticë, në pranga katër policë/ Aksioni i AMP, akuzohen për ‘shpërdorim detyre’

Më: 8 qershor 2025 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

Gjatë një operacioni të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Kapshticë u sekuestruan në një mjet që udhëtonte drejt Greqisë 6 kilogramë lëndë narkotike e llojit heroine.

Për këtë rast janë arrestuar drejtuesi i mjetit ku u gjet droga si dhe katër punonjës policie të kufirit, mes tyre një përgjegjës turni.

Ata akuzohen për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e veprimtarisë dhe rolit që kanë punonjësit e policisë kufitare në Kapshticë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat