Veliaj në Apel, kërkon lirinë/ Mbetet në fuqi vendimi për kryebashkiakun e Tiranës

Shqipëria

Veliaj në Apel, kërkon lirinë/ Mbetet në fuqi vendimi për kryebashkiakun e Tiranës

Më: 9 qershor 2025 Në ora: 15:35
Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka dalë të hënë në orën 14:00 para Gjykatës së Apelit të Posaçëm me kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raportoi se Veliaj u përfaqësua nga avokatët mbrojtës.

“Seanca në Apelin e Posaçëm do të drejtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi”, raportoi gazetari.

Paralelisht, kryebashkiaku i Tiranë ka dërguar rekurs edhe në Gjykatën e Lartë kundër masës së sigurisë, por ende nuk është caktuar data e shqyrtimit apo trupa gjykuese, e cila do ta shqyrtojë çështjen.

Ai ndodhet në paraburgimin e Durrësit që prej datës 10 shkurt, Kryebashkiaku i Tiranës po hetohet nga SPAK për veprën penale korrupsion pasiv në 9 episode, fshehje pasurie dhe pastrim parash.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat