Nuk do të ketë seance plenare të enjten. Seanca është shtyrë për të hënën më 16 qershor, me kërkesë të mazhorancës.
Shkak për këtë lëvizje është mungesa e kryeparpamentares Elisa Spiropali, e cila do te jetë të enjten në Ukrainë.
Ky vendim është shoqëruar me debate në mbledhjen e konferencës së kryetarëve. Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi është shprehur se nuk ka asnjë arsye për të shtyrë seancën, ndërsa i kujton kryeparlamentares se Kuvendi nuk është pronë e saj.
“Ti rruga e mbarë për atje ku do te jesh në datën 12. I ke dhënë zgjidhje problemeve në Shqipëri shko e zgjidh konfliktin në Ukrainë. Nuk ka asnjë arsye për të shtyrë seancën e Kuvendit. S’ka asnjë arsye te shtyhet seancën nga data 12 për në datën 16, sepse kjo është miratuar nga Konferenca e Kryetarëve. Kuvendi nuk është pronë dhe plaçkë e juaj siç keni tentuar ta trajtoni në kohët e fundit”, u shpreh Bardhi.