E rëndë në Balldre, i moshuari bie në një shpellë 20 metra të thellë! Forcat zjarrfikëse nxjerrin trupin

Shqipëria

E rëndë në Balldre, i moshuari bie në një shpellë 20 metra të thellë! Forcat zjarrfikëse nxjerrin trupin

Më: 16 qershor 2025 Në ora: 15:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të hëne në fshatin Balldre të Lezhës, ku një i moshuar dyshohet të ketë humbur jetën pasi ka rënë në një shpellë natyrore rreth 20 metra të thellë.

Viktima është identifikuar si Preng Mandreaj.

Sipas informacioneve paraprake, familjarët kishin njoftuar policinë pas largimit të tij nga banesa. Pas kërkimeve, ai është gjetur pa shenja jete brenda një shpelle, në një zonë malore përballë shtëpisë së tij.

Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat