Tentoi të trafikonte armë zjarri dhe municion luftarak nga Gjermania në Shqipëri, arrestohet në Rinas shqiptari me nënshtetësi kanadeze

Shqipëria

Tentoi të trafikonte armë zjarri dhe municion luftarak nga Gjermania në Shqipëri, arrestohet në Rinas shqiptari me nënshtetësi kanadeze

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Tentoi të trafikonte armë zjarri nga Gjermania në Shqipëri, arrestohet në Rinas shqiptari me nënshtetësi kanadeze

Njoftimi i policisë

PKK Rinas

Intensifikimi i kontrolleve nga Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri, tranzit, nga Shqipëria në Gjermani.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i saj.

Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e inteligjencës policore, të intensifikuara për shkak të fluksit në hyrje/dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë në aeroportin e Rinasit, finalizuan operacionin policor të koduar “Tranzit”, në kuadër të të cilit u godit një rast i tentativës për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Gjermani.

Gjatë këtij operacioni u kap në flagrancë në dalje të Shqipërisë dhe u vu në pranga shtetasi shqiptar me nënshtetësi kanadeze A. Q., banues në Kanada.

Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në bagazhet e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat