Altin Dumani me prokurorët e rajonit: Organizatat kriminale janë të ndërlidhura, rrjetet e tyre janë shtrirë kudo

Shqipëria

Altin Dumani me prokurorët e rajonit: Organizatat kriminale janë të ndërlidhura, rrjetet e tyre janë shtrirë kudo

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 10:02
Altin Dumani

Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, ka deklaruar se asnjë vend në rajon nuk mund të përballet i vetëm me krimin e organizuar dhe korrupsionin, duke theksuar nevojën për bashkëpunim të ngushtë rajonal.

Ai shtoi se një hetim i nisur në një shtet shpeshherë shpie në pista, fakte apo lëvizje financiare në një vend tjetër, çka e bën të domosdoshme qasjen e përbashkët në hetime dhe ndërhyrje.

Deklarata e Dumanit u bë në forumin e Kryeprokurorëve të mbajtur në Tiranë, ku theksoi se lufta kundër krimit të organizuar është një betejë që nuk njeh kufij gjeografikë, por kërkon bashkëpunim të ngushtë rajonal dhe ndërkombëtar.

Altin Dumani: Asnjë vend i rajonit nuk mund ti bëjë ballë këtyre fenomene i vetëm. Grupet apo organizatat kriminale janë të ndërlidhura, operacionit janë transnacionale dhe rrjetet e tyre janë shtrirë kudo. Një hetim që nis në një vend na çon drejt fakteve, të dyshuarave apo lëvizjes së parave në një vend tjetër. Për ti shpërbërë këto struktura duhet të veprojmë me vendosmëri jo vetëm brenda territorit, por edhe në mënyrë kolektive si pjesë e rajonit. Kjo do të thotë më shumë hetime të përbashkëta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat