​Konflikti Izrael-Iran, Hasani: Pesë shtetasit shqiptarë i larguam në Egjipt, do i kthejmë në Shqipëri

Shqipëria

​Konflikti Izrael-Iran, Hasani: Pesë shtetasit shqiptarë i larguam në Egjipt, do i kthejmë në Shqipëri

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 15:34
Igli Hasani

Ndërsa konflikti Izrael-Iran vijon të përshkallëzohet, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka bërë të ditur se pesë qytetarët shqiptarë që ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale, janë larguar në mënyrë të sigurt përmes Egjiptit dhe pritet të kthehen së shpejti në Shqipëri.

Ai sqaroi se largimi dhe kthimi i tyre u mundësua nga MEPJ, nëpërmjet ambasadave në Tel Aviv dhe Kajro.

Falënderojmë autoritetet izraelite, Ambasadën Greke dhe Ambasadën Bullgare në Tel Aviv, autoritetet egjiptiane, si dhe Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban për mbështetjen dhe bashkëpunimin e dhënë”, deklaron Hasani, transmeton RTSH.

Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë shefin e shtabit të forcave të armatosura iraniane.

Autoritetet izraelite thanë se të paktën 24 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në sulmet me raketa iraniane që nga e premtja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat