Korçë/ Një person bie në kontakt me energjinë elektrike, ambulanca drejt vendngjarjes

Shqipëria

Korçë/ Një person bie në kontakt me energjinë elektrike, ambulanca drejt vendngjarjes

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 20:12
Foto ilustrim

Një incident i rëndë është shënuar këtë pasdite në fshatin Neviçisht, që i përket bashkisë së Korçës.

Sipas burimeve paraprake, një shtetas ka rënë në kontakt me energjinë elektrike në rrethana ende të paqarta.

Ambulanca dhe forcat e policisë janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes për të dhënë ndihmën e nevojshme dhe për të nisur hetimet mbi shkaqet e ngjarjes.

Ende nuk ka informacion mbi gjendjen shëndetësore të personit të përfshirë, ndërsa autoritetet janë në terren dhe priten detaje të tjera në vijim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat