Shoferi i autobusit i merr 3500 euro qytetarit për letrat greke, nuk ia bën dhe i mban 1500 euro

Shqipëria

Shoferi i autobusit i merr 3500 euro qytetarit për letrat greke, nuk ia bën dhe i mban 1500 euro

Më: 18 qershor 2025 Në ora: 21:15
Foto ilustrim

Megjithëse është vetëm shofer dhe s’ka agjenci punësimi, Vango Zoto i mori një  familje nga Delvina 3500 euro për t’ia çuar djalin në Greqi dhe për t’i bërë letra greke. 

Por nuk i bën letrat dhe i kthen familjes vetëm 2 mijë euro. 1500 ia mban. Pasi Fiksi interesohet, ia kthen familjes  shumën e munguar.

Në Fiks Fare u ankua znj. Dhurata Zejnati, e cila kërkoi ndihmë për problemin e saj.  Shoferi i autobuzit Athinë -Delvinë e ka mashtruar duke i marrë 3500 euro dhe si këmbim do e pajiste djalin e zonjës me dokumenta greke.

” Lekë ia dhamë morëm dokumentet, por ato dolën falco. As kontratë pune nuk i bëri sië na pati premtuar. Tani na ka kthyer mbrapsht vetëm 2000 euro dhe 1500 euro nuk na i jep. Më thotë që kam paguar gjoba ndërkohë që nuk është e vërtet” tregon znj. Dhurata.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat