Postoi foto intime të një shtetaseje në rrjetet sociale, procedohet 28-vjeçari në Fier

Shqipëria

Postoi foto intime të një shtetaseje në rrjetet sociale, procedohet 28-vjeçari në Fier

Më: 19 qershor 2025 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Një 28-vjeçar është proceduar nga Policia e Fierit pasi dyshohet se ka postuar në rrjetet sociale, foto intime të një shtetaseje 26-vjeçare.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. Xh., 28 vjeç, banues në fshatin Çermë, pasi dyshohet se ka postuar në rrjete sociale, foto intime të një shtetaseje 26 vjeçe.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat