“Shqipëria po i përmbush me ritme të shpejta të gjitha reformat dhe për këtë duhet të anëtarësohet në BE para vitit 2030. Ministri i jashtëm Italian, Antonio Tajani vlerëson progresin e Shqipërisë dhe thotë se kjo po arrihet falë vullnetit politik. Ministri i qeverisë së Melonit thotë se Italia është e gatshme të mbështesë Shqipërinë me eksperiencën e saj, kryesisht në luftën kundër korrupsionit. Brenda muajit qershor vendi ynë pritet të hapë grupkapitullin e katërt, ndërsa ambicia e qeverisë është hapja e të gjithë kapitujve deri në fund të vitit”, ka thënë Tajani.
Shqipëria duhet të anëtarësohet në Bashkimin Europian përpara vitit 2030. Deklarata kësaj here vjen nga ministri i jashtëm Italian Antonio Tajani I cili për gazetarët në Taromina, tha se përveç Shqipërisë në unionin aktualisht 27 anëtarësh duhet të anëtarësohet edhe mali I Zi.
Sipas Tajanit zgjerimi I bllokut Europian duhet të vijë me synimin për të pasur një Europë të ribashkuar, të forte dhe Solide.
“Shtete si Shqipëria dhe Mali i Zi kanë bërë hapa shumë të rëndësishëm përpara për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Konstatoj një vullnet të mirë politik që ne të përshpejtojmë procesin e zgjerimit. Këto shtete duhet që të hyjnë në familjen tonë përpara vitit 2030, pastaj të flasim për Moldavinë dhe Ukrainën. Ish-Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, e ka përmendur si objektiv vitin 2030, por unë dua që kjo të ndodhë edhe më përpara në kohë.”, shprehet më tej Tajani.
Ministri i Jashtëm Italian tha se Bashkimi Europian iu ka dërguar një mesazh të qartë vendeve kandidate, përmbushni sa më shpejt reformat që të mund të anëtarësoheni sa më shpejt. Tajani deklaroi se Italia është e gatshme të ofrojë për vendet kandidate eksperiencën e saj, sidomos në luftën kundër korrupsionit.
Shqipëria pritet të hap deri në fund të këtij muaj edhe grupkapitullin e 4-të të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.