Aksident me pasojë vdekjen, makina përplas këmbësoren 70- vjeçare! Drejtuesi i mjetit shoqërohet në polici

Shqipëria

Aksident me pasojë vdekjen, makina përplas këmbësoren 70- vjeçare! Drejtuesi i mjetit shoqërohet në polici

Më: 23 qershor 2025 Në ora: 14:06
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Qukës-Prrenjas. Siç bën me dije policia, automjeti i P.K., 62 vjeç, ka përplasur për vdekje një të moshuar 70-vjeçare.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat për hetime të mëtejshme mbi ngjarjen e rëndë që i mori jetën F.M., 70 vjeçe.

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të aksidentit në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Prrenjas/Informacion paraprak

Rreth orës 12:10, në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin P. K., 62 vjeç, ka aksidentuar shtetasen F. M., rreth 70 vjeçe, këmbësore, e cila për pasojë ka humbur jetën.   

Shtetasi P. K. u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.  

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat