Politikani britanik, njëkohësisht edhe anëtar i parlamentit atje, Nigel Farage, nuk është përmbajtur në lidhje me emigrantët shqiptarë që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar.
Ai i është drejtuar me disa shifra kryeministrit shqiptar, Edi Rama, teksa i ka kërkuar të marrë mbrapsht të gjithë shqiptarët e dënuar për vepra penale të ndryshme në territoret britanike.
Sipas shifrave të tij, “një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg”, teksa më tej ka shtuar:
“Kryeministri shqiptar na kritikon për Brexit-in dhe thotë se Britania është ‘në një vend të errët, duke kërkuar vende për të braktisur emigrantët’. Rama pretendoi se shumë nga ato që themi pas Brexit-it janë bërë ‘krejtësisht të papranueshme, krejtësisht qesharake, krejtësisht të turpshme’”.
Ndër të tjera politikani anglez ka kritikuar edhe udhëheqësit e vendit të tij për mënyrën se si ka vendosur të ndjekë politikat e emigracionit.