Aksioni i policisë te zyrat e ‘Bankers’ në Fier/ 14 urdhërarreste, deri tani 10 të ekzekutuara

Shqipëria

Aksioni i policisë te zyrat e ‘Bankers’ në Fier/ 14 urdhërarreste, deri tani 10 të ekzekutuara

Më: 2 korrik 2025 Në ora: 20:14
Foto ilustrim

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksionin e zhvilluar mesditën e sotme në zyrat qëndrore të kompanisë “Bankers Petroleum” në Fier, e cila operon në fushën naftënxjerrëse.

Gjithashtu bëhet e ditur se janë lëshuar edhe 14 urdhër-arreste, ku 10 prej tyre janë ekzekutuar deri tani, ndërkohë operacioni është në vijim. 

Po ashtu bëhet me dije se janë arrestuar CEO kinez i Bankers, Hongping Xiao dhe ish-CEO Leonidha Çobo, teksa veprimet hetimore janë ende aktive.

Arrestimet erdhën pas aksionit në kuadër të një dosjeje penale për pastrim parash dhe evazion fiskal.

Mësohet se Gjykata e Fierit ka caktuar masa sigurie edhe për persona tjerë dhe aksioni është në proces.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat