“Regjimi në Shqipëri më i ashpri”, Roland Lami për 2 Korrikun e 35 viteve më parë: Ishim të paorganizuar

Shqipëria

“Regjimi në Shqipëri më i ashpri”, Roland Lami për 2 Korrikun e 35 viteve më parë: Ishim të paorganizuar

Më: 2 korrik 2025 Në ora: 20:52
Roland Lami

Emisioni “Real Story” në ABC News u fokusua këtë të mërkurë te 35-vjetori i ngjarjes historike të 2 korrikut 1990, kur mijëra shqiptarë u dyndën në ambasadat evropiane, një moment që mund të kishte shënuar fillimin e fundit të regjimit komunist në vend.

Megjithatë, analiza e kontekstit të asaj periudhe nxjerr në pah veçoritë e një regjimi atipik, ndryshe nga ato në vendet e tjera të Lindjes, dhe një shoqëri të papërgatitur për ndryshimin e vërtetë.

Zgjedhjet e para të vitit 1991 treguan skepticizmin e gjerë ndaj transformimit politik, ndërsa intelektualët dhe komunitetet e persekutuara mbetën faktorë të rëndësishëm në këtë proces kompleks të tranzicionit.

“Hapja e ambasadave mund të ishte një thyerje e regjimit dhe e ndarjes me të. Por, të analizojmë kontekstin me të cilën ne na ndodhi hapja e ambasadave, ne kishim një regjim që nuk i ngjashme që nuk ishte në vendet e tjera. Ishte një regjim shumë atipik në krahasim  me vendet e Lindjes.

Nuk ishim në kushtet e Rumanisë, që kishte njerëz dhe e shporrën me dhunë regjimin, nuk ishim të organizuar. Zgjedhjet e para të vitit 1991 na tregonte që pjesa më e madhe e njerëzve nuk e besonin që regjimi u ndryshua. Nëse ne do të pretendonim një lloj disidencë, do të ishte komuniteti i dënuar dhe i persekutuar. E gjithë pra kjo na bën të kuptojmë, që nga takimi me intelektualët ishte një garanci për pushtetin”, tha Lami.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat