Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset shoferi i një automjeti dhe pasagjeri! Ja si është gjendja e tyre

Shqipëria

Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset shoferi i një automjeti dhe pasagjeri! Ja si është gjendja e tyre

Më: 3 korrik 2025 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:30, në Rrugën e Arbrit, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi me iniciale E. M., rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri në automjet shtetasi me iniciale A. V., 26 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në Rrugën e Arbërit, shtetasi E. M., rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri në automjet shtetasi A. V., 26 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat