Shkak Laert Haxhiu, shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës, Fatjon Fasho

Shqipëria

Shkak Laert Haxhiu, shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës, Fatjon Fasho

Më: 6 korrik 2025 Në ora: 10:27
Laert Haxhiu dhe Fatjon Fasho

Shkarkohet pa shkresë drejtori i burgut të Drenovës. Burimet e A2 CNN bëjnë me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shkarkuar drejtorin Fatjon Fasho.

Nga komunikimi telefonik që është kryer me drejtorin e burgut mësohet se asgjë nuk është bërë me dokument zyrtar, madje lajmin e ka mësuar nga portalet.

“Asnjë njoftin apo shkresë nuk ka mbërritur në institucionin e vuajtjes së dënimit që unë drejtoj”, ka thënë ai.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shkarkuar nga detyra shefin e policisë, Sokol Kacoli. Shkarkimi mendohet të ketë ardhur pas gjetjes së telefonit të Laert Haxhiut, një i burgosur i sigurisë së lartë dhe i konsideruar me rrezikshmëri.

Haxhiu, etiketuar ndryshe si rivali i Aldo Bares, u ekstradua nga Greqia, ndërkohë që ndaj tij gjykata e ka shprehur një dënim të përjetshëm për atë që njihet si masakra e Lushnjës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat