Gjykata liroi dhëndrin e tij nga arresti, Berisha: Malltezi, i burgosur politik prej dy vitesh

Shqipëria

Gjykata liroi dhëndrin e tij nga arresti, Berisha: Malltezi, i burgosur politik prej dy vitesh

Më: 7 korrik 2025 Në ora: 13:50
Kreu i PD, Sali Berisha

Kreu i PD, Sali Berisha mbajti një konferencë për mediat ditën e sotme, ku u pyet edhe për lirimin nga arresti shtëpiak për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

Berisha tha se Malltezi ka qenë “i burgosur politik prej dy vitesh në shtëpi pa shkelur asnjë ligj të vendit”.

“Jamarbër Malltezi ka qenë i burgosur politik për dy vite në shtëpi.

Në mënyrën absolute pa shkelur asnjë ligj të këtij shteti dhe pa shkelur asnjë rregull apo standard”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat