Ulliri “çel” Berishën/ Mbron gjyqtaren që do ta gjykojë, denigron të tjerët

Shqipëria

Ulliri “çel” Berishën/ Mbron gjyqtaren që do ta gjykojë, denigron të tjerët

Më: 7 korrik 2025 Në ora: 16:03
Sali Berisha

 Degët e ullirit e çelën lulen e parë. Doktor Berisha Doktori përshëndeti vendimin e gjyqtares Elsa Ulliri, kushërirës së deputetes demokrate Andia Ulliri, për lirimin e dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi pas 2 vitesh arrest shtëpie.

“Jamarbër Malltezi ka bërë dy vite i burgosur politik në shtëpi. I burgosur politik në mënyrë absolute pa shkelur asnjë ligj të këtij shteti.

Ndonëse Ulliri një javë më parë deklaroi konflikt interesi, nën këtë konflikt ia bëri nderin e parë doktorit, që pritet ta pasojë dhe gjatë gjykimit të çështjes ku të pandehur janë ai vetë dhe dhëndri.

Dhe ky i fundit ia shpërblen. Gjithë kolegët e Ullirit ia quan mercenarë të Ramës, përveç saj.

“Si një njeri, zyrtar i kësaj partie, që publikoi nga viti 2014 gjer në fund, 300 e sa statuse në Facebook. Të gjitha kishin në epiqendër Ramaduron apo kreun e krimit të shekullit. Dhe për të gjitha këto, Edi Rama me mercenarët e tij si Altin Dumani, me ish-xhelatë të Sigurimit të Shtetit si Kraja, me Enkelejda Fetahun, simotrën e gjykatëses banditë të Suel Çelës, e mbajtën në hakmarrje dy vite në arrest shtëpie.”

Por krahas drejtësisë, doktorit i ka ngelur sharra tek farsa. Sërish nxori video nga Elbasani, dhe për farsën aty kësaj radhe fajësoi Suel Çelën.  Por sërish vlen e njëjta pyetje, ku ishin komisionerët e PD për te mbrojtur votat e zgjedhësve të tyre?.

“Është zonë krimi. S’mund të rrezikonin kokën. Se këta të kërcënojnë. S’dihet ku gdhihesh nesër.”, tha ai

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat