Lirohet nga burgu ish-deputeti i PD, Ervin Salianji

Shqipëria

Lirohet nga burgu ish-deputeti i PD, Ervin Salianji

Më: 8 korrik 2025 Në ora: 12:19
Ervin Salianji

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji do të lirohet sot nga qelia, duke përfituar lirimin me kusht pas seancës së sotme në Gjykatën e Fierit.

Në seancën e sotme në gjykatë Shërbimi i Provës ka paraqitur raport pozitiv për Salianjin.

Ndërsa edhe prokurori i çështjes ka shprehur dakordësinë për lirimin e tij.

Salianji ndodhej në burgun e Fierit prej shtatorit të vitit 2024, pasi u dënua me 1 vit burg me vendim të formës së prerë për kallëzim të rremë në lidhje me çështjen “Babale”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat