Aksident në Berat/ Motorri me targa të huaja përplaset me biçikletën, dy drejtuesit në spital jashtë rrezikut për jetën

Shqipëria

Aksident në Berat/ Motorri me targa të huaja përplaset me biçikletën, dy drejtuesit në spital jashtë rrezikut për jetën

Më: 10 korrik 2025 Në ora: 20:19
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e quajtur “NShG-ja”.

Një motorr me targa të huaja, me drejtues shtetasin Agim Serani, 32-vjeç, ka përplasur biçiklitistin Afrim Likaj, 54-vjeç.

Të dy janë përplasur në rrugë dhe janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie,që po kryejnë kqyerjen e vendit të ngjarjes për të konkluduar në rrethanat dhe dinamikën e aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat