Bien transaksionet bankare! Pagesat me sistemin AIPS arrijnë në 922 miliardë lekë, rënie edhe në euro

Shqipëria

Bien transaksionet bankare! Pagesat me sistemin AIPS arrijnë në 922 miliardë lekë, rënie edhe në euro

Më: 13 korrik 2025 Në ora: 12:56
Foto ilustrim

Digjitalizimi i sistemit të pagesave, efikasiteti në shërbime, si dhe më pak kosto nuk i ka nxitur individët dhe bizneset të kryejnë më shumë transaksione nëpërmjet sektorit bankar në muajin qershor.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se përmes sistemeve AIPS dhe AIPS EURO numri i transaksioneve ka rënë në 14 mijë e 728 ndërsa vlera ka arritur në 922 mld lekë, 3.27% se një muaj më parë.

“Rritja e transaksioneve tregon një përdorim më masiv të kartave dhe një pajisje të gjitha pikave tregtare me pose bankare që e bëjnë më të mundur dhe individët që kërkojnë të kenë të kanalizuar në rrugë zyrtare kjo për të evituar abuzimet e tregtare”, tha Violdi Danaj-ekspert ekonomie.

Ndonëse në monedhën euro trasaksionet janë më të shumta në numër, në vlerë janë më pakta se në lekë. Ky tregues ka arritur në 34 mijë e 534 transaksione por ndërsa janë qarkulluar 510 mln euro në muajin qershor. Sipas ekspertëve kjo lidhet ndjeshëm me cilësinë e turistëve që vijnë.

“Rritja në euro ka ardhur si pasojë e rritjes së turizmit të huajë në numër më te lartë dhe emigrantë që rikthehen. Ndërsa vlera e ulët e tyre shpjegohet pasi turistët shpenzojnë e blejnë më pak. Transaksionet bankare indikatori kryesore për ecuri drejt formalizimit. Politika nxitëse nga qeveria për ta orientuar biznesin drejt tyre komplet”.

Qëllimi kryesor i krijimit të sistemit AIPS Euro është kryerja e pagesave në Euro brenda vendit me kosto më të ulët dhe me një periudhë kohore më të shkurtër. Ndërsa sipas ekspertëve modernizimi I sistemit të pagesave do zgjerohet edhe më tej me hyrjen në funksion edhe të SEPA.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat