Aksident i frikshëm në Rrugën e Arbrit, automjetet përplasen kokë më kokë, dy drejtuesit dërgohen me urgjencë në spital

Shqipëria

Aksident i frikshëm në Rrugën e Arbrit, automjetet përplasen kokë më kokë, dy drejtuesit dërgohen me urgjencë në spital

Më: 13 korrik 2025 Në ora: 17:55
Foto nga vendngjarja

Një aksident i frikshëm është shënuar ditën e sotme në segmentin e Rrugës së Arbrit, pranë urës së Gjoricës mbi lumin Drin.

Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar plagosjen e të dy drejtuesve të mjeteve.

Ata janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat